Reali, gati 90 mln euro për sulmuesin e Dortmundit

Sipas mediave spanjolle, Xhad Bellingam do të kthehet në lojtarin më të kërkuar verën e ardhshëm, pasi tani Borusia Dortmund, nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin.

“Cadena Ser” raporton se edhe Real Madrid është futur në garë për shërbimet e mesfushorit anglez, madje ka gati edhe një ofertë me shifrën e 90 milionë eurove.

Gjithsesi konkurrenca është e madhe, pasi klube si Man. Siti dhe Liverpulli janë gati të ofrojnë 100 milionë euro, e ndoshta edhe më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button