Kritika për korrupsionin në gjyqësor, Kambovski: Problem, interesat partiake

Kritika për korrupsionin në gjyqësor, Kambovski: Problem, interesat partiake

Gazetar: Igor Stefanovski

Një pjesë e ligjeve nuk japin efekte dhe as nuk janë juridikisht të vlefshme. Këtë e thotë akademiku Vllado Kambovski, i cili beson se praktikat e këqija dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për zbatimin e ligjit, shkruan Alsat. Prandaj, thotë Kambovski, Maqedonia nuk ka lëvizur nga renditja e dobët e institucioneve ndërkombëtare si shtet i robëruar apo regjim hibrid. Nëse partitë nuk distancohen gjatë zbatimit të ligjeve, nuk do të ketë përparim.

“Së pari, duhet të mbizotërojë vetëdija që partitë të ulin periskopin dhe qëndrimin e tyre ndaj çështjeve në shoqëri, nën interesat e tyre tashmë qartazi të këqija dhe të ngushta partiake, ideologjike dhe s’di çfarë të tjera në këto 30 vite”, tha Vllado Kambovski, Anëtar i ASHAM.

Sipas profesorit universitar Svetomir Shkariq, institucionet duhet të punojnë me profesionalizëm për të parandaluar korrupsionin.

“Institucionet nuk mund të stabilizohen kurrë, sepse i kushtohet pak vëmendje interesave të përbashkëta, metodës së vendimmarrjes dhe prandaj në to ka një eufori të interesave personale”, u shpreh Svetomir Shkariq, profesor universitar.

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski pranon se ka anomali. Ai thotë se problemi është në dobësinë sistematike sepse ligjet nuk zbatohen.

“Besoj se në periudhën në vijim, na pret, mund ta quaj në mënyrë figurative renesancë, se vërtet do të arrijmë rezultate që do të nënkuptojnë parandalim të veçantë, por edhe të përgjithshëm në luftën kundër krimit, ku përfshihet korrupsioni, krimi i organizuar dhe sjellje tjera devijuese”, deklaroi Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.

Këto qëndrime u thanë në Shkollën e së Drejtës Natyrore në Ohër. Krahas reformave të nevojshme në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të sistemit, diskutohet edhe për kushtet e këqija në burgje./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button