Muhamed Zekiri nga Shutka shkon në arrest shtëpiak

Muhamed Zekiri nga Shutka shkon në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit ia ka hequr masën e paraburgimit ish-sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zeqiri dhe i ka konfiskuar pasaportën. Nga Gjykata e Apelit për Alsat thonë se Zeqirit i është anuluar paraburgimi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Zeqiri sot do të dalë nga spitali dhe më pas nga burgu i Shutkës do të dërgohet në adresën e shtëpisë ku do të vuajë masën e arrestit shtëpiak. Për dallim nga Gjykata e Apelit, ekipi i avokatëve të Zeqirit thanë për Alsat se shkaqet shëndetësore nuk janë arsye për heqjen e paraburgimit, por se nuk ka më bazë për paraburgim. Paraburgimi për Zeqirin u caktua dy muaj e gjysmë më parë, pasi dyshohej se ka keqpërdorur pozitën duke zgjedhur një firmë konsulente pa tender dhe se me këtë është dëmtuar buxheti për një milion euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button