Kërceu me parashutë nga 111 metra lartësi me një shpejtësi prej 180 kilometra në orë

Alpinisti britanik George King-Thompson është dënuar me katër muaj burgim me kusht në Spanjë, pasi është hedhur me parashutë nga maja e luhatësja më e madhe në Evropë.

22-vjeqari ka pranuar se ishte futur dhunshëm në parkun Port Aventura në Costas Dorada, ku pasi u ngjit në maje u hodh dhe hapi parashutën nga 111 metra lartësi – duke u lëshuar me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Këtë moment ai e filmoi, por më pas u kap nga forcat e rendit. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky i ri shkel rregullat dhe dënohet. E njëjta i kishte ndodhur në vitin 2019.

Megjithatë hiq më lehtë nuk shpëtoi as spanjolli 18-vjeç që e filmoi hedhjen e tij me parashutë nga konstrukti i metaltë.

Dyshja në fund u liruan por për ta shijuar këtë liri është dashur të paguajnë nga 480 euro, dhe që gjatë dy viteve të ardhshme të mos bëjnë shkelje të tilla në Spanjë.

LEXO EDHE:

Back to top button