Hamilton: Ky pilot do të shpallet kampion

Sezoni 2022 në Formula 1 për skuadrën e “Mercedes” nisi më mirë për Xhorxh Rasell, që ishte konstant dhe renditej gjithnjë në “top-5” më të mirët. Ndërsa në garat e fundit duket se është Luis Hamilton ai që po paraqitet më mirë në pistë.

Hamilton ka folur mirë për shokun e tij të skuadrës, duke u shprehur se janë ndjerë mirë duke punuar së bashku.

“Xhorxh pati një impakt shumë pozitiv te skuadra dhe puna që kemi kryer të gjithë së bashku. Ishte argëtuese të qëndronim bashkë dhe kemi punuar jashtëzakonisht shumë. Ka bërë një punë të mirë dhe ka arritur rezultate të mira. Mendoj se në të ardhmen ka potencialin për t’u shpallur kampion me Mercedesin.

 

Mendoj se e ardhmja e Mercedesit është në duar të sigurta, pasi është pilot i jashtëzakonshëm, që mund të përmirësohet edhe më shumë. Ardhja e tij këtu ishte zgjedhja e duhur dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë për t’u rritur profesionalisht”, u shpreh Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button