“OldTimer & Retro Fest 2022” zbarkon në Durrës

“OldTimer & Retro Fest 2022” zbarkon në Durrës

Nisi me Prizrenin për të vijuar më pas në shëtitoren “Taulantia” në Durrës “OldTimer & Retro Fest 2022″.

Një maratonë kulturore mes Prizrenit, Durrësit e Fierit, në të cilën u ekspozuan dhjetëra makina të koleksionistëve edhe nga Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Eventi ngjalli interesin e shumë qytetarëve durrsakë, por edhe turistëve të cilët në këtë periudhë të vitit frekuentojnë masivisht qytetin bregdetar.

Ata panë nga afër koleksionin e makinave që ishin të viteve  dhe markave të ndryshme, nëpërmjet të cilëve u ofrua një atmosferë ndryshe në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit.

Ky udhëtim i përvitshëm, sipas organizatorëve, ka për qëllim të promovojë jo vetëm mjetet historike, elementët e kulturës e muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë mes vendeve, përmes pasionit për koleksionimin.

LEXO EDHE:

Back to top button