Johnson i thotë Zelenskyt se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar “nuk do të lëkundet”

Johnson i thotë Zelenskyt se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar “nuk do të lëkundet”

Kryeministri britanik, Boris Johnson foli me Volodymy Zelenskyn të premten, duke i thënë presidentit ukrainas se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet Kryeministri i ardhshëm.

Johnson mirëpriti gjithashtu lajmet për marrëveshjen e shumëpritur për të nxjerrë grurin nga Ukraina, mes shpresave se marrëveshja mund të shmangë një krizë globale ushqimore

Në një telefonatë mes dy liderëve, Johnson “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas dhe tha se vendosmëria nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”.

Ndryshe sot u arrit marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, marrëveshje kjo që u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button