Të shtunën vjen një këngë e re nga Young Zerka dhe Gjiko

Të shtunën vjen një këngë e re nga Young Zerka dhe Gjiko

Një tjetër këngë e re do të publikohet këtë javë nga reperi pejan, Asdren Gjikolli-Gjiko.

Ky i fundit kësaj radhe ka bashkuar forcat me artistin nga Shqipëria, Young Zerka, me një projekt të titulluar “Dallavere”.

Kënga duket të jetë ritmike, e realizuar në një stadium dhe që do të publikohet ditën e nesërme (e shtunë).

“Dallavere neser ora 18:00”, thuhet në përshkrim.

Bashkëpunimi i parë i dyshes së famshme mezi po pritet edhe nga publiku në bazë të reagimeve që janë bërë në rrjete sociale.

Gjiko vlen të ceket që këto kohë ka sjell disa projekte që rezultuan të jenë shumë të suksesshme.

Në këtë përfshihet bashkëpunimi me Majk “Kce Kce” si dhe e fundit këngë me Fifin “Djegi Krejt”.

Ai njëherësh është në masë të madhe i angazhuar edhe me koncerte.

LEXO EDHE:

Back to top button