Ilir Meta viziton sot Kosovën
Ilir Meta viziton sot Kosovën

Presidenti i Shqipërisë në largim, Ilir Meta do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ata pastaj do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.