Sri Lankë, shkatërrohet kampi i protestuesve

Sri Lankë, shkatërrohet kampi i protestuesve

Forcat e sigurisë së Sri Lankës kanë shkatërruar kampin kryesor të protestuesve anti-qeveritarë, të vendosur në kryeqytet, teksa ky operacion ka rritur shqetësimet ndërkombëtare. Forcat speciale, të armatosura me pushkë automatike, larguan protestuesit të cilët ishin të vendosur pranë Presidencës. Qindra ushtarë larguan barrikadat e protestuesve të vendosura pranë ndërtesës, ndërsa protestuesit e fundit që kishin mbetur në rezidencën presidenciale, u larguan nga ushtria. Ky operacion ndodhi disa orë pasi presidenti i ri zgjodhi kryeministrin e ri me qëllim që të menaxhohet kriza ekonomike që ka nxitur protesta në shtet tash e disa muaj. Ambasadorja amerikane në Sri Lankë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” me veprimet e ushtrisë. Protestat në Shri Lankë, që çuan në largimin e presidentit Rajapaksa, u nxitën nga kriza ekonomike dhe mungesa e furnizimeve të ushqimeve, karburanteve dhe produkteve të tjera elementare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button