Kalendari historik i datës 1 gusht

Kalendari historik i datës 1 gusht

Në këtë ditë:

Në vitin 527 – Justiniani I bëhet sundimtari i vetëm i Perandorisë Bizantine.

Në vitin 1498 – Kristofor Kolombi bëhet evropiani i parë i cili viziton Venecuelën.

Në vitin 1589 – vritet me thikë Henri III i Francës.

Në vitin 1774 – Kimisti anglez Joseph Priestley zbulon oksigjenin duke e izoluar atë në gjendje të gaztë.

Në vitin 1831 – Hapet ura London Bridge

Në vitin 1834 – Ligji për heqjen e skllavërisë 1833 hyn në fuqi, shfuqizon skllavërinë në të gjithë Perandorinë Britanike.

Në vitin 1914 – Gjermania i shpallë luftë Rusisë në fillim të Luftës së parë Botërore

Në vitin 1936 – Lojërat Olimpike Verore u hapën në Berlin dhe përpjekjet e Adolf Hitlerit dhe Partisë Naziste për të demonstruar epërsinë e “racës ariane” u minuan nga suksesi i atletëve afrikano-amerikanë, veçanërisht Jesse Owens.

Në vitin 1958 –  Nëndetësja atomike amerikane USS Nautilus fillon transitin e parë të Polit të Veriut “Operacioni Sunshine”.

Në vitin 1981 Debutoi rrjeti televiziv kabllor MTV.

LEXO EDHE:

Back to top button