Kalifornia po lufton me zjarrin më të madh të vitit

Kalifornia po lufton me zjarrin më të madh të vitit

Zjarri i quajtur McKinney Fire, është bërë zjarri më i madh i regjistruar këtë vit në Kaliforni.

Fillimisht zjarri kishte shpërthyer në pjesën veriore, e deri më tani ka shkatërruar mbi 21 mijë hektarë.

Të paktën 2 mijë banorë kanë braktisur pronat e tyre në Pacific Crest, e gjithashtu janë shkatërruar dhjetëra shtëpi.

E pavarësisht numrit të madh të zjarrfikësve, është bërë pothuajse e pamundur që të lokalizohet plotësisht zjarri.

McKinney Fire po godet zonat malore Klamath Nation Forest në afërsi të kufirit me Oregonin, e në terren gjenden rreth 650 zjarrfikëse që po luftojnë me vatrën e zjarrit.

Janë pikërisht thatësirat, temperaturat e larta si dhe erërat, që po i kontribuojnë zgjerimit të zjarrit që po kërcënon banorët në Yrek dhe Fort Jones.

LEXO EDHE:

Back to top button