Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Pas përfundimit të natës së dytë të festivalit të njohur “SunnyHill”, Parku i Gërmisë ka përfunduar në një gjendje që sigurisht se askush nuk do të dëshironte ta shihte.

Krahas performancave gjatë festivalit, ajo çka mori vëmendje pas përfundimit të organizimit, ishte parku i bukur i Gërmisë, i cili shihet se ka përfunduar në një vend ku hodhën mbeturinat.

Një numër i mbeturinave shihet se ka dëmtuar pamjen e gjelbëruar të parkut, gjithashtu edhe ambientin.

Sipas pamjeve, shihet se një pjesë e konsiderueshme e parkut të Gërmisë është e mbushur me bërllok, kryesisht gjëra ushqimore.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Parku i Gërmisë, mbulohet me mbeturina gjatë kohës sa mbahet ky festival, e njëjta gjë ka ndodhur edhe herën e kaluar kur ka qenë organizimi.

Se si po duket Gërmia sot, pas përfundimit të festivalit mbrëmë mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.

LEXO EDHE:

Back to top button