Galatasaraj sjell dy emra të mëdhenj në Stamboll

Pas një vendi zhgënjyes të 13-të në kampionat sezonin e kaluar, Gallatasaraj po ndërmerr hapa për të forcuar veten dhe për t’u rikthyer në majat e futbollit turk.

Klubi i Stambollit konfirmoi këtë të shtunë fillimin e negociatave me sulmuesin belg Dries Mertens, pa asnjë kontratë që nga largimi nga Napoli, dhe me Arsenalin për mesfushorin uruguaian Lukas Torreira.

“Negociatat zyrtare kanë filluar me lojtarin dhe klubin e tij Arsenal Football Club në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Lucas Sebastian Torreira Di Pascua në klubin tonë. Lidhur me transferimin e futbollistit profesionist Dries Mertens në klubin tonë, kanë nisur negociatat zyrtare me futbollistin”, thuhet në dy njoftimet për shtyp të verdhekuqeve.

Mirëpo mediat turke kanë siguruar foto ku shihen se si dy futbollistët janë në aeroplanin e njëjtë , në rrugë drejtë Stambollit për të firmosur me skuadrën turke. /albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button