Merkato: Barcelona harxhuese më e madhe, Sevilja me + 75 mln euro!

Duhet ende edhe një muaj që të mbyllet merkato e verës, por në kampionatet kryesore në Europë është koha për të bërë bilancet e para. Sipas të dhënave të publikuara nga “Transfermarkt”, vihen re edhe shifrat e para të skuadrave që kanë bërë një merkato ekonomike dhe atyre që kanë shpenzuar miliona.

Kështu, Sevilja është në krye të listës së ekipeve me bilanc pozitiv, ku për momentin ndodhen edhe Man. Siti, Roma e Juventus. Ndërsa në kahun tjetër, bilancet e Barcelona, Çellsit, PSZH si dhe dy ekipeve milaneze, janë me minus. Këto ekipe kanë ende kohë të përmirësojnë bilancet, duke larguar lojtarët e tepërt.

 

Ekipet me bilanc pozitiv në merkato

Sevilja: +75.5 milionë euro

Monako: +67.5 milionë euro

Benfika: +58.5 milionë euro

Man. Siti: +51.1 milionë euro

Klub Brizh +47.3 milionë euro

Roma: +22.4 milionë euro

Juventus: +9.1 milionë euro

 

Ekipet me bilanc negativ në merkato

 

Barcelona: -130 milionë euro

Arsenali: -114 milionë euro

Çellsi: -113 milionë euro

PSZH: -100 milionë euro

Uest Hem: -91 milionë euro

Interi: -30 milionë euro

Milani: -26.1 milionë euro

 

LEXO EDHE:

Back to top button