Barcelona, vendimi final për fatin e Aubamejangut

Ardhja e sulmuesit Robert Levandovski ka ulur ndjeshëm shanset që sulmuesi Pierre-Emerik Aubamejang të luajë si titullar te skuadra e Barcelona. Orët e fundit u përfol për një rikthim të sulmuesit afrikan në Premier League, 6 muaj pas largimit nga Arsenal.

Gjithsesi, skuadra katalanase ka marrë vendimin për sulmuesin nga Gabon. Aubamejang nuk do të largohet nga “Camp Nou”. Klubi dhe trajneri Çavi e kanë vlerësuar shumë ndihmën që Aubamejang i dha skuadrës vjet, në një moment të vështirë.

Madje Çavi mendon se dyshja Levandovski-Aubamejang mund të bashkëjetojë në sulm në ndeshje të caktuara, për t’i dhënë më shumë forcë repartit të avancuar. Për këtë arsye, lojtari afrikan do të qëndrojë pavarësisht interesimit të Çellsi për ta sjellë në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button