Sonte nis sezoni i ri në Premier Ligë, Bundesligë dhe Ligue 1

Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1, do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë që të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

Sezoni 2022-2023 zyrtarisht do e hap përballja mes Aintraht Frankfurt-Bajern Munih në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit pa Levandovskin në skuadër të larguar në “Camp Nou”, por më një Sadio Mane më në formë se kurrë, ndërsa kampionët e Liga Europa, do tentojnë të mos dali pa pikë nga ky duel.

Kristal Pallas-Arsenal është dueli që do të ngre siparin në Angli, me “Topçinjtë” që kanë bërë afrime “big” në këtë merkato, me takimin që nis që orën 21:00.

Në Ligue 1, vjen përballja  Lion-Ac Ajaçio, që nis në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë dhe që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon. 

LEXO EDHE:

Back to top button