Zjarri në fabrikën Usje – Zjarri është lokalizuar me shpejtësi

Tymi i dendur i dalë nga rrethi i Çimentos “Usje” rreth mesditës ka shqetësuar banorët e Kisella Vodës dhe Aerodromit. Njësia e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit thotë se shkak për këtë ka qenë zjarri i cili ka shpërthyer në instalimin elektrik në furrën rrotulluese në fabrikë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Menjëherë kanë ndërhyrë 9 zjarrfikëse me dy automjete.

“Në vend është gjetur një fabrikë industriale e djegur, kabllot janë djegur për shkak të temperaturës së lartë dhe vetë procesit të prodhimit, i cili zhvillohet në atë pjesë të fabrikës”, tha Zvonko Tomevski, komandant i njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button