Ka përfunduar gara e 12-të e përtacisë në Mal të Zi

Në Mal të Zi ka përfunduar gara e 12-të e shtrirjes, e cila tradicionalisht organizohet nga Fshati Etnik Malazez në Brezna. Titullin e ka marrë Zarko Pejanoviq nga Podgorica, i njohur si Knele, i cili është shtrirë përafërsisht 55 orë.


Në garë këtë vit morën pjesë 9 garues, ndërsa Pejanoviq dhe Vuk Koljenshiq nga Danilovgrad ishin të fundit.
Siç u njoftua jozyrtarisht, ka pasur edhe negociata për ndarjen e titullit, por Pejanoviq ishte i vendosur për të fituar vendin e parë dhe çmimin prej 350 euro.
Rekordin e mban Dubravka Aleksic, gjithashtu nga Podgorica, e cila vitin e kaluar u shtri për 117 orë.