Ide për ëmbëlsirë: Strudel me kumbulla dhe çokollatë

Një ëmbëlsirë e mrekullueshme freskuese verore.

Përbërësit e nevojshëm për brumin:

-500 gr miell

– 1 lugë çaji kripë

-2 sheqer vanilinë

-1 dl vaj

– 1 lugë gjelle uthull

-3.5 dl ujë të nxehtë

Mbushjet:

-1 kg kumbulla të pastruara

-5 lugë sheqer

-3 sheqer vanilinë

– 10 g kanellë

-100 g çokollatë të zezë

Dhe me shume:

– 200 g miell

– pak vaj

– sheqer pluhur

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni përbërësit e thatë, më pas shtoni lëngun dhe gatuajeni brumin. E vendosim në një enë të spërkatur me miell dhe e lyejmë brumin me vaj sipër. Mbulojeni me një peshqir dhe lëreni të pushojë për 30 deri në 45 minuta.

Ndërkohë që prisni të pushojë brumi, bëni mbushjen duke i prerë kumbullat në rripa të holla dhe duke i përzier me sheqerin, sheqer vaniljen dhe kanellën. Pasi të ketë pushuar brumi e ndajmë në katër pjesë, si dhe mbushjen. Nga secila pjesë bëni një kore, shtypeni me vaj. Në kore renditim kumbullat dhe çokollatën e grirë, më pas e rrotullojmë si role. Nga secila pjesë mund të bëni dy strudel.

E pjekim ne 190 grade per rreth nje ore. Pasi të jetë ftohur e pudrosim me sheqer pluhur, e presim në feta dhe e shërbejmë.

LEXO EDHE:

Back to top button