E diela ditë jo-pune mbetet në fuqi
E diela ditë jo-pune mbetet në fuqi

Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë vendim ndaj nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë mbi Ligjin për marrëdhënie pune të dorëzuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për ditën e diel ditë jo pune. Nuk kishte vota të mjaftueshme për miratimin e vendimit, përkatësisht njëri nga gjykatësit u deklarua se nuk mbështet referatin dhe është kundër ligjit aktual, me çka e diela ditë jo pune mbetet në fuqi. Për momentin Gjykata Kushtetuese funksionin në mungesë të katër gjykatësve, zgjedhja e të cilëve është në procedurë parlamentare.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë kaluar në seancë për arsye se nuk ka mjaftueshëm gjykatës. Fatkeqësisht edhe njëherë nëpërmjet një lënde tjetër të rëndësishme për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve” , deklaroi Hristina Bellovska, Zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese./Alsat.mk