Ekspertët amerikanë: Promotori i ndikimit rus është Vuçiqi

Ekspertët amerikanë: Promotori i ndikimit rus është Vuçiqi

Gazetar: Lluka Andreev

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e ndikimit rus në Ballkan, i cili arrin këtu përmes Serbisë. Analisti Eduard Xhosef, duke komentuar informacionin e Departamentit të Shtetit për financimin e strukturave që përhapin pikëpamjet politike ruse ndaj zhvillimeve aktuale dhe afatgjata në vendet e Evropës Lindore, thotë se ky fenomen përbën një kërcënim për sigurinë. Sipas tij, promotori kryesor i ndikimit rus në rajon është presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ai vazhdon të jetë nikoqir i “Sputnik Serbia dhe media të tjera ruse që ofrojnë platformë për një narrativë të rreme ruse rreth pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, ndërsa ukrainasit po mbrojnë heroikisht vendin e tyre. Me këtë, edhe siguria juaj është nën kërcënim. Siguria e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është në rrezik”, deklaroi Eduard Xhosef – analist.

Nga ana tjetër, analisti Janush Bugajski, në një konferencë në Tiranë kushtuar marrëdhënieve amerikano-shqiptare, nënvizoi se Kremlini po përpiqet në mënyrë aktive të minojë sigurinë e Ballkanit.

“Rusia nuk e sheh Ballkanin si fushë, por si një aset strategjik dhe aty përpiqet të minojë rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe të krijojë përshkallëzim. Aleatët e Moskës në rajon janë Vuçiq dhe Millorad Dodiq. Ka zyrtarë rusë që po e inkurajojnë Vuçiqin të dominojë Ballkanin”, tha Janush Bugajski – analist amerikan për rajonin.

Eduard Xhozef nga Shkupi porositi Maqedoninë të qëndrojë nën “ombrellën e BE-së dhe NATO-s” dhe t’i përkushtohet fuqishëm reformave. Ai kritikoi edhe kontekstin politik të nismës “Ballkani i Hapur”, duke thënë se kështu rriten orekset serbe. Sipas Xhozef, Shkupi duhet të forcojë marrëdhëniet me Prishtinën dhe Athinën./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button