Broja: Jam gati për Shqipërinë, ja pse nuk po luajë shumë të Chelsea

Broja: Jam gati për Shqipërinë, ja pse nuk po luajë shumë të Chelsea

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit ku do të ballafaqohet me Izraelin në udhëtim me 24 shtator dhe pastaj tre ditë më vonë e pret Islandën në “Air Albania”.

Sulmuesi më në formë i kombëtares kuqezi, Armando Broja ka thënë se është i gatshëm dhe në formë shumë të mirë fizike dhe ka potencuar se synimi i skuadrës që që të marrë pikët e plota nga të dy këto ndeshje.

“Mendimi im është se këto dy ndeshje janë ndeshje të rëndësishme dhe duhet fitorja dhe tre pikë për të dy ndeshjet edhe trajneri e bënë ekipin. Në stërvitje jemi duke i bërë skemat për ta fituar ndeshjen edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe shpresojmë që t’i fitojmë tre pikë dhe më e rëndësishme është të fitohet ndeshja”, tha fillimisht Broja.

Përkundër se ndihet i gatshëm, Broja ka thënë se nuk e di nëse do të startojë ndaj Izraelit pasi këtë e vendosë trajneri.

“Nuk e di, do të shohim sepse unë nuk e përzgjedhi ekipin, e bënë trajneri, të shohim se çfarë thotë trajneri por nëse më inkuadron do ta jap maksimumin dhe shpresojmë në tre pikë…E dimë se do të jetë ndeshje e vështirë se kur kemi luajtur në Tiranë na kanë mposhtur 2-1 por na duhet fitorja dhe shpresojmë të luajmë mirë si ekip dhe ta marrim fitoren e ndeshjes…Për mua nuk ka shumë presion se luaj futboll që nga mosha tre vjeçare dhe për mua nuk ka emocione apo presion, vetëm luaj për qejf dhe për fitoren e ndeshjes dhe ta ndihmojë ekipin. Jo, nuk ka shumë presion.”, theksoi sulmuesi kuqezi.

Broja foli edhe për minutazhën e vogël që po i jepet në dispozicion te Chelsea duke e arsyetuar atë se skuadra londineze është shumë e forte në krahasim me Southamptonin, skuadër tek e cila kishte luajtur sezonin e kaluar në formë huazimi.

“Jo jo gjithmonë jam në formë, bëjë stërvitje për çdo ditë edhe ne e dimë që është më e vështirë të inkuadrohesh te ekipi i Chelsea se sa në Southampton por stërvitem çdo ditë me lojtarë shumë të mirë edhe këtu në Shqipëri. Fizikisht jam mirë edhe po vazhdojmë të stërvisim mirë si ekip edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe tre pikët.”, tha Broja në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button