Presidenti i PSZH-së akuzohet për kidnapim dhe zhvatje!

Presidenti i skuadrës franceze PSZH, Naser Al-Khelaifi, është në qendër të vëmendjes dhe një skandali të madh, pasi akuzohet për kidnapim dhe zhvatje, ndërsa viktima e tij ishte biznesmeni francezo-algjerian Taib B.

Biznesmeni u arrestua dhe u burgos më 1 nëntor 2020 në Katar, me dyshimin se kishte informacion konfidencial për zyrtarë të lartë, që ishin përfshirë në zgjedhje të paligjshme për të fituar Kupën e Botës.

Pas presioneve të forta, biznesmeni ka dorëzuar dokumentet, pas së cilës është lënë i lirë, ndërsa mediat franceze shkruajnë se pas kësaj qëndron pronari i klubit nga Parisi.

LEXO EDHE:

Back to top button