Filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator

Filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator

Ministria për Punë dhe Politikës Sociale njofton se nga sot filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, varësisht nga shuma e pensionit:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.09.2022 (e enjte)
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.09.2022 (e premte)

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.10.2022 (e hënë)

Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 4 tetor 2022 (e martë)
Pensionistët që përdorin kartelë pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni mund t’i disponojnë paratë nga sot.

LEXO EDHE:

Back to top button