31 zjarre në 24 orë, QMK: Tre mbeten aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30, janë regjistruar 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll.

Janë shuar 24 zjarre. Zjarret janë aktive pranë fshatit Belicë në komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevos dhe pranë fshatit Aldinci në komunat e Krushevës dhe Krivogashtanit.

Zjarret janë nën kontroll pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, deponisë së qytetit në Delçevë, pranë fshatit Kopanicë në komunën e Sarajit dhe në shtrirjen midis fshatrave Burinec – Lokov – Selce dhe Elevci në komunën e Strugës.

LEXO EDHE:

Back to top button