Aksion policor në Shkup, bastisen 32 lokacione, përfshirë edhe hapësirat zyrtare të MPB-së

Prokuroria Publike bëri të ditur se po kryhen bastisje në 32 lokacione në Shkup, përfshirë në hapësira zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Prokurorisë, bastisjet po kryhen mbi bazën e urdhrave të gjykatësit të procedurës paraprake, ndaj personave, në banesa dhe në zyra të MPB-së. Nga Prokuroria njoftojnë se paralelisht me bastisjet, po ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore për sigurimin e provave. Aksioni lidhet me dyshime për veprën penale “falsifikim dokumenti”, sipas nenit 378 të Kodit Penal. Nuk ka informacione nëse ka persona të ndaluar apo të dyshuar. Aksioni i sotëm vjen pasi muajin e kaluar u bë e ditur se Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme po heton një rast në të cilin punonjës të shërbimeve administrative të policisë shtonin në mënyrë të paligjshme kategori në patentat e shoferëve, për persona që nuk kishin dhënë kurrë provim për drejtimin e kamionit apo autobusit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button