A do të shtrenjtohet rryma? Mickoski: Shpresojmë të mbetet çmimi i njëjtë
Në janar pritet të mësohet nëse do të shtrenjtohen faturat e energjisë elektrike, ndërkohë që Qeveria pretendon se po mbron standardin e qytetarëve me çmimet e karburanteve. Kryeministri Hristijan Mickovski deklaroi se në bursat ndërkombëtare çmimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje por se qeveria punon që rryma te ne të mos shtrenjtohet e madje të zgjatet tarifa e lirë.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike është në bursë, jo te ne. Çmimi i energjisë elektrike që paguajnë qytetarët, me ardhjen e Qeverisë është rritur dhe kështu ka mbetur, shpresoj dhe po punojmë për ta zgjidhur këtë problem, që në janar është periudha kur rregullohet çmimi..me shumë gjasë do mbete i njëjtë, punojmë nëse mund të kemi ulje dhe zgjatje të tarifës së lirë. – Hristijan Mickovski, Kryeministër.
Mickoski shtoi se falë masave të qeverisë, çmimi i karburanteve është më i lirë në rajon.
Ne kemi aplikuar masa, kemi akcizë më të ulët në përputhje me ligjin, është shpallur gjendja e krizës. Kështu që qytetarët duhet të dinë se kemi aplikuar masa dhe rezultat i atyre masave ne kemi deri në gjysmë euro për litër, çmimin më të ulët të dizelit dhe benzinës për dallim nga vendet e rajonit. – Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Vendi është përballur me krizën e çmimeve të derivateve të naftës për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hurmuzit që nga fillimi i Luftës së SHBA dhe Izraelit kundër Iranit. /Alsat.mk








