Vrasja në Duqanxhik: Policia ngre kallëzim penal ndaj dy personave

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për vrasjen në Duqanxhik. Bëhet fjalë për personat me iniciale R.K dhe I.S, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje”. Kallëzimi penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 6 shtator, ku rreth orës 23:30 minuta, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski” në Shkup, nga një motoçikletë me dy persona është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi prej 5 personash.

Gjatë të shtënave, Amir Murati nga Shkupi është goditur nga një plumb. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë. Kujtojmë se për njërin nga të dyshuarit për vrasje, Ministri i Brendshëm tha se aktualisht po vuante dënim me burg, por asnjë nga institucionet nuk kanë shpalosur se si në momentin e incidentit ndodhej jashtë burgut, nëse kishte leje për dalje apo ishte arratisur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button