Zjarri përfshin mbi 20 objekte në Shuto Orizare, nuk ka të lënduar

Gazetare: Amila Rashiti

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë tregtare në Komunën Shuto Orizare të Shkupit, respektivisht në rrugën “Indira”.

Flakët e fuqishme që përfshinë ndërtesën tregtare gjithashtu rrezikuan të përhapen edhe në objektet përreth. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, njoftoi se për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar rreth 15 zjarrfikës.

“Në mëngjes diku rreth orës 03:20 kemi marrë një thirrje te numri 1-2 nga Shutka për një zjarr që ka përfshirë disa objekte, në zjarr intervenuan diku 15 zjarrfikës dhe 5 automjete, zjarri është vënë nën kontroll. Diku afër 22 objekte janë përfshirë nga zjarri, nuk ka të lënduar as zjarrfikës, as qytetarë.” – Muhamed Ali, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa detajet për dëmet materiale priten pas përfundimit të ekspertizës dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes nga Ministria e Punëve të Brendshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button