Rama për protestën: Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa
Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për protestën e zhvilluar në vend, duke deklaruar se pas saj ka pretendime reale, por edhe ndërhyrje politike.
Rama tha se synimi i disa protestuesve është të nxisin urrejtje dhe përçarje, ndërsa theksoi se protesta nuk mund të shihet vetëm në një këndvështrim.
“Patjetër që protesta ka pretendime të vërteta”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, përveç ndërhyrjeve përmes algoritmeve, ekziston edhe një ndërhyrje politike që ka ndikuar në përmasat që mori protesta.
“Nëse nuk do të ishte emri i Jared Kushner te Zverneci, protesta nuk do të merrte këto përmasa”, deklaroi Rama. E gjithë pjesa anti-Trump gjeti një shesh dhe një betejë”./Euronews.








