Punonjësit te Bajern Munihu në grevë, për pagat e papaguara

Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, punonjësit e Klubit të Futbollit “Bayern Munich” kanë hyrë në grevë. Shkak për ngjarje të tilla janë pagat e papaguara, të cilat janë vonuar prej disa muajsh.
Mirëpo, siç raportojnë mediat, nuk janë përgjegjës drejtuesit e klubit, por kryekuzhinieri. Konkretisht, ai dyshohet për mashtrim tatimor dhe shmangie të shumave shumëmilionëshe për një periudhë të gjatë kohore.
“Bild” raporton për një shifër që është mbi 2 milionë euro dhe pasi u zbulua mashtrimi dhe u bllokuan llogaritë e Schuhbek, ata pushuan së paguari punëtorët, pasi në krye ishte Alfons Schuhbek, e jo klubi. Bajern tha se humbjet materiale të punëtorëve do të kompensohen sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al/