Pamjet e reja me dron tregojnë ndërtimin e megaqytetit 500 miliardë dollarësh në shkretëtirën e Arabisë Saudite

Pamjet e reja me dron tregojnë ndërtimin e megaqytetit 500 miliardë dollarësh në shkretëtirën e Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka filluar të hapë terren për një nga projektet e ëndrrave që kushton 500 miliardë dollarë.

Pamjet e sapo publikuara me dron sugjerojnë se Arabia Saudite po ndërton diçka në shkretëtirë që mund të jetë megaqyteti i saj i premtuar prej kohësh “The Line”, pavarësisht supozimeve të përhapura se i gjithë projekti ishte një fantazi utopike në rastin më të mirë.

Kompania arabe e fotografive me “Ot Sky mori pamjet dhe ato u publikuan nga Dezeen, një revistë arkitekturore e cila më parë intervistoi drejtorin ekzekutiv të NEOM për planifikimin urban, Tarek Qaddumi.

“Pavarësisht shtrirjes së saj, ajo do të përfundojë duke demonstruar se bota ka kapacitetin njerëzor, teknologjinë dhe angazhimin për të revolucionarizuar mënyrën tonë të tanishme të jetesës”, tha Qaddumi për Dezeen.

Videoja tregon kamionë dhe makineri të tjerë të rëndë që punojnë në shkretëtirë, dhe ekskavatorë të shumtë duket se po pastrojnë nëpër tokë.

Arabia Saudite nuk ka histori të shkëlqyeshme të ndërtimit të projekteve të mëdha të përqendruara në kohë. Vlen të përmendet se ka vetëm dy: i pari i ndërtuar për t’i shërbyer Mekës në vitin 2010 dhe i dyti në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite dhe shtëpia e 7.6 milionë banorëve, ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2014, por është përballur me vonesa të konsiderueshme (së pari në 2019, pastaj 2021, dhe tani 2023).

Ky projekt masiv i tranzitit publik mund të ketë kushtuar 27 miliardë dollarë, por kjo është qindarkë në krahasim me 500 miliardë dollarë që Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman shpreson të shpenzojë jo vetëm në “The Line”, por në NEOM, një ombrellë gjithëpërfshirëse e projekteve futuriste të megaqyteteve.

LEXO EDHE:

Back to top button