Osmani: Njohja, pjesë e marrëveshjes finale

Osmani: Njohja, pjesë e marrëveshjes finale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian. Gjatë një konference për media në Prishtinë, ajo shtoi se edhe vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të ketë në qendër njohjen reciproke

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, përderisa Prishtina kërkon që njohja reciproke të jetë pjesë e marrëveshjes finale, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

“Nuk ka pasur kërkesë, qoftë nga SHBA-ja, qoftë nga partnerët e tjerë brenda BE-së asnjëherë që Kosova të heqë dorë nga kërkesa për njohje reciproke, sepse të gjithë e kuptojnë që ajo është domosdoshmëri që e përmbyllë një kapitull të dhimbshëm të asaj çfarë ka ngjarë në këto dekada në Ballkanin Perëndimor, që kanë qenë luftëra të tmerrshme të iniciuara dhe të kryera nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë”, tha VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button