Merkato, PSZH sfidon Barcelonën dhe Juventusin

Paris Sen-Zhermeni është në garë me Barcelonën dhe Juventusin për nënshkrimin e mesfushorit të Çellseit, Zhorzhinjo. Sipas “Calciomercato”, italiani i lindur në Brazil, është një emër I aktual në merkato për shkak edhe të kontratës së tij.

Zhorzhinjo ka hyrë në fazën e vitit të fundit të marrëveshjes së tij me klubin anglez dhe mund të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë verën e ardhshme. Ai gjithashtu mund të bie dakord për një parakontratë me klube jashtë Anglisë, pas Vitit të Ri.

Media italiane thekson se mesfushori nuk pranon të firmosë rinovimin për një pagë më të ulët se 7,5 milionë euro, ndërsa Çellsi nuk është i gatshëm t’i ofrojë atij më shumë se 6 milionë euro./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button