MPB: Denoncimet për bomba, të rreme

MPB: Denoncimet për bomba, të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes nj njoftimi për media, ka treguar se raportimet për bomba nëpër shkolla sot, kanë qenë kallzime të rrjeshme, shkruan Alsat.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë pranuar email me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button