Autoritetet serbe e kthejnë Besnik Bislimin në gjysmë të rrugës, s’i garantojnë për siguri

Autoritetet serbe e kthejnë Besnik Bislimin në gjysmë të rrugës, s’i garantojnë për siguri

Dushan Janjiq organizator i konferencës në të cilën ka pasur të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar për Gazetën Express se numrit dy të Qeverisë së Kosovës i është dashur të kthehet prapa në Kosovë meqë autoritetet e Serbisë s’kanë garantuar për sigurinë e tij.

Besnik Velija

Janjiq ka konfirmuar se Bislimi edhe zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen derisa ka shtuar se po përgatitin edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

“Ai është duke u kthyer në Merdare”, ka thënë Janjiq

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se zv.kryeministri Bislimi do të udhëtojë drejt Beogradit për të marrë pjesë në organizimin e Forumit Për Marrëdhenie Etnike që drejtohet nga Dushan Janjiq.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15″, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button