Mësoni përse iu lejua Njukasëllit të bëj 6 zëvëndësime ndaj Aston Villës?

Njukasëll u bë skuadra e parë këtë sezon që ka bërë gjashtë zëvendësime në një ndeshje. Kjo ishte për shkak të një vendimi të ri që u soll në ligë këtë sezon, me “Magpies”, të parët që e përdorën atë.

Lojtarët e Edi Houvi, e mposhtën Aston Villa-n falë golave ​​të Miguel Almiron, Joelinton dhe një dygolësh nga Kallum Uilson.

Ata kanë humbur vetëm një herë këtë sezon deri më tani dhe e gjejnë veten në top katërshe përpara Çellsit, Man. Junajted dhe Liverpullit.

Pra, pse u lejua Njukasëll të bënte gjashtë zëvendësues? Përgjigja qëndron brenda rregullave dhe rregulloreve të reja në lidhje me zëvendësimet urgjente.

Kjo u lejua vetëm sepse portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi, gjë që bëri që Robin Olsenin të hynte si zëvendësim urgjent.

Kjo më pas i lejoi të dyja skuadrat të ishin në gjendje të bënin një zvëndësim shtesë, sipas rregullave.

Pasi e rritën epërsinë e tyre në katër gola, Jakob Marfi dhe Mat Target hynë në vend të Xho Uillokut dhe Sven Botmanit pas 71 minutash dhe më pas Xhamaal Laskelles hyri në vend të Fabian Shar, 11 minuta më vonë.

Më pas, kur kishin mbetur shtatë minuta, tifozët panë Joxho Shelvi, Allan Sent-Maksimin dhe Kris Ud të zëvendësonin përkatësisht Bruno Guimaraesh, Almiron dhe Uillson.

Natyrisht, të pa iniciuarve mund t’u dukej si një gabim nga ana e tyre, por i la disa fansa të hutuar.

LEXO EDHE:

Back to top button