Holandezi Ten Hag tregon se çfarë mendon për Kristiano Ronaldon

Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag, ka vënë në dukje rëndësinë e sulmuesit Kristiano Ronaldo përpara ndeshjes kundër Real Sosiedadit, në raundin e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
“Kristiano është një profesionist i vërtetë. Ai ka cilësi drejtuese. Ronaldo është një pjesë e rëndësishme e ekipit, ai është një kërcënim për çdo linjë mbrojtëse. Kristiano mund të përdorë çdo boshllëk në mbrojtjen e kundërshtarit”, tha trajneri holandez për “Manchester Evening News”.
Më herët mediat raportuan se sulmuesi 37-vjeçar mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni. Në sezonin aktual të Premierligës, portugezi ka shënuar vetëm një gol në 9 ndeshje.