Nadal, humb mundësinë që të jetë numër 1 në botë

Rafael Nadal nuk ia del të shkojë përtej raundit të 1/16-tave në Mastersin e Parisit teksa spanjolli u eliminua nga amerikani Tom Poll, i cili triumfoi 2-1 me sete. Ishte ndeshja e parë kompetitive për 36-vjeçarin pas asaj të fundit në “US Open”, duke qenë se sfida dyshe me Roxher Federer kishte një natyrë miqësore dhe u zhvillua e gjitha në nder të zvicerianit që i dha lamtumirën sportit.

Nadal tregoi sërish se është larg formës së tij më të mirë dhe pavarësisht se triumfoi në setin e parë me shifrat 3-6, në dy të tjerët u dorëzua kjo edhe për shkak të rënies fizike. Poll, që është 11-vite më i ri se Nadali, e fitoi setin e dytë në tie-break me rezultatin 7-6, ndërsa në setin e tretë nuk pati histori.

Nadal ishte i përhumbur dhe amerikani e “theu” spanjollin edhe në shërbimet e tij për të fituar në fund me shifrat 6-1. Pas këtij eliminimi, Nadal humbet mundësinë për t’u rikthyer sërish numri një në botë, edhe pse jo gjithçka varej prej tij pasi Karlos Alkaraz (aktualisht numri një në botë) vijon aventurën në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button