Taravari do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri, mbetet në komunikim me partitë shqiptare

Taravari do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri, mbetet në komunikim me partitë shqiptare

Aleanca për Shqiptarët sapo ka përfunduar takimin e organeve të partisë në të cilin është vendosur që të marrin pjesë në takimin e liderëve të hënën të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në takim do të prezantojnë qëndrimet e tyre lidhur me shumë çështje, përfshirë edhe heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta.

Të pyetur për takimin e thirrur nga kreu i Besës Kasami, nga partia e Arben Taravarit thonë se janë dhe do të mbeten në komunikim me të gjitha partitë shqiptare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button