Arrestohen dy persona nga Manastiri, kjo është arsyeja
Arrestohen dy persona nga Manastiri, kjo është arsyeja
Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir i kanë privuar nga liria A.D. (30) dhe SH.K. (37), që të dy nga Manastiri.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.D., e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe kartëmonedha të ndryshme.
Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e SH.K., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar heroinë, peshore digjitale dhe sende me mbetje të heroinës.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse, njoftojnë nga SPB-Manastir.