Ademi, transferimi më i bujshëm në historikun e Dinamo Zagrebit

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi, kapiteni i gjigantit kroat Dinamo Zagreb, sipas mediave kroate është blerja më e mirë në historikun e skuadrës kroate.

Edhe pse ndër vite, Dinamo Zagrebi ka bërë transferime të mëdha, duke shpenzuar edhe miliona euro për Petar Boçhkajn dhe Josip Drmiçin, ose kanë përfituar shumë të holla, si me reprezentuesin e Spanjës, Dani Olmo, të cilin e morën nga “La Masia” e Barcelonës për 300 mijë. euro, ndërsa e shitën 20 milionë euro dhe tani presin 20 për qind të transfertës së radhës, megjithatë Ademi është transferimi më brilant.

Arsyeja për këtë është me vet faktin se mesfushori shqiptarë nga Shibeniku kaloi pa pagesë te Dinamo dhe u bë lideri i ekipit dhe rekordmeni për numrin e ndeshjeve evropiane (mbi 100), i dyti në listën e futbollistëve të të gjitha kohërave për numrin e ndeshjeve.

Ademi është një rekordmen me mbi 20 trofe dhe asnjë sukses nuk mund të kalojë pa motorin e skuadrës, rreth të cilit “blutë” ndërtuan një sërë talentesh për t’i shitur te ekipet e tjera evropiane.

 

“Ademi erdhi nga Shibeniku në vitin 2020, pasi bëri debutimin e tij në Ligën e Parë, në moshën 16 vjeç, nëntë muaj e 24 ditë, pra ai ishte plejmejker i skuadrës për dy sezone, por edhe pse ishte adoleshent. Dinamo e solli atë si një lojtar të lirë dhe në fund ai u tregua si transferimi më i mirë në historikun e klubit. Me të arritur ishte titullar menjëherë, por më pas u dëmtua, andaj Dinamo e huazoi për pak kohë te Lokomotiva, për ta rikthyer në Maksimir dhe më pas për ta bërë legjendë. Një nga lojtarët më të mëdhenj në epokën dhe historinë moderne të Dinamo Zagrebit, lojtari me më shumë trofe”, shkruajnë mediat kroate.

 

LEXO EDHE:

Back to top button