Bad News Eagles, përballen me tjetër rival të vështirë

Mbrëmë djelmoshat nga Kosova arritën të shkruajnë sërish histori, kjo pasi BNE mposhtën skuadrën më të mirë në botë për CS:GO, “FaZe” duke vazhduar tutje ëndrrën drejt ‘Champions Stage’. Me fitoren e arritur ndaj ukrainasve, ‘shqiponjat kosovare’ kanë ende mundësi të vazhdojnë rrugëtimin në Major që po zhvillohet në Rio de Zhaneiro.

Sot ata kanë mësuar kundërshtarin e radhës, bëhet fjalët për një skuadër tjetër të fuqishme, siç është ajo e NAVI (Natus Vincere). Por, mbrëmë djelmoshat e konfirmuan që edhe ata janë një ekip i fuqishëm, duke i bërë ballë edhe skuadrës numër 1 në botë “FaZe”. Andaj, as “NAVI” nuk pritet të ketë të lehtë rrugëtimin tutje. Përballja mes tyre fillon nga ora 15:00

LEXO EDHE:

Back to top button