Kampioni i botës shpalos emocionet e garës në Valenci

Françesko Banjaia u shpall kampion bote në MotoGP. Ky është titulli i parë kampion në karrierë për pilotin italian, që drejton motorin “Dukati”. Ai festoi si i çmendur në Valencia, në garën e fundit sezonale, ku u klasifikua në vendin e nëntë, garë ku dhe u vendos titulli.

 

“Ishte gara më e vështirë e karrierës time. Doja të mbërrija mes 5 të parëve, por vuajta shumë dhe ishte e pamundur të kontrolloja motorin. Gjithsesi, e rëndësishme është që jam kampion. Ishte një ditë e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur.

 

Një emocion që nuk mund ta përshkruaj, pasi kemi punuar shumë për të arritur këtu, për të qenë kampionë. Ende sot nuk e kuptoj, pasi më duket e pabesueshme. Një nga emocionet më të mëdha që kam përjetuar. Një garë e vështirë, pasi dueloja me Kuartararo. Ai u shkëput dhe po vuaja, ndërkohë që numëroja xhirot.

 

Më pas vendosa të menaxhoj garën time, ndërkohë që vuaja shumë në kthesat e krahut të djathtë. Jam krenar që erdhëm në garën e Valencia me një avantazh të madh, që na dha mundësi të menaxhonim situatën, pas rrezikuar. Kisha frikë nga shumë gjëra, por në fund ia dola mbanë. Me Kuartararo jemi miq , pasi të dy dueluam për këtë titull”, tha Banjaia.

LEXO EDHE:

Back to top button