Riparimet e urës së Krimesë do të zgjasin deri në vitin 2023
Riparimet e urës së Krimesë do të zgjasin deri në vitin 2023
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dëmet në urën e Krimesë nuk do të riparohen deri në shtator të vitit 2023.
“Sulmi i urës së Krimesë ka ndërprerë furnizimet logjistike ruse për Krimenë dhe Ukrainën jugore, duke reduktuar aftësinë e Rusisë për të lëvizur pajisje ushtarake dhe trupa në zonë me hekurudhë ose rrugë”, thuhet në deklarimin nga ministria, shkruan Aljazeera.
Ata shtuan se kushtet e motit do të ndikojnë shumë në përpjekjet e riparimit.