Ky është lojtari të cilit Mourinho ia kërkoi urgjentisht largimin nga Roma
Ky është lojtari të cilit Mourinho ia kërkoi urgjentisht largimin nga Roma
Rick Karsdorp është lojtari për të cilin Jose Mourinho shpërtheu pas barazimit me Sassuolon duke e quajtur “të padisiplinuar” dhe duke ia kërkuar largimin nga skuadra.
Mourinho fajësoi një lojtar të Romës për qëndrimin e tij jo të mirë në barazimin 1-1 në stadiumin Mapei të mërkurën.
Edhe pse ai nuk e shpalosi drejtpërdrejt emrin e lojtarit, mediat italiane besojnë se portugezi iu referua Karsdorpit.
Mediat italiane identifikojnë tre arsye pse José Mourinho u zemërua me Rick Karsdorp dhe konfirmojnë se trajneri portugez nuk ka qenë i kënaqur me mbrojtësin e tij për një kohë të gjatë.
E para ishte kur Karsdorp ishte gati të zëvendësonte Zeki Celik në pjesën e dytë. Sipas raportimeve, mbrojtësi holandez vonoi hyrjen e tij në fushë, duke u marrë shumë kohë për të arritur në vijën e fushës dhe për të veshur fanellën për të luajtur, përcjellë KosovaPress.
Mourinho gjithashtu vuri në dukje se 27-vjeçari nuk u bashkua me shokët e tij për të festuar golin e të Tammy Abraham dhe, në vend të kësaj, ai foli me Bryan Cristante, duke fajësuar gjoja shokun e tij që nuk ia pasoi topin.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, qëndrimi i tij i dobët në mbrojtje i lejoi Armand Laurienté të sprintonte në krahun e majtë dhe të jepte asistimin për golin e barazimit të shënuar nga Andrea Pinamonti.