Filmi “Sofia” tash më edhe në Shkup
Filmi "Sofia" tash më edhe në Shkup
Nga 12 nëntoti publiku i Shkupit ka mundësi që ta shoh filmin “Sofia”.
Një film i bazuar në histori të vërtetë e i cili lidh dy periudha të ndryshme kohore.
Fillimisht kemi luftën e vitit 1941 në Shqipëri e pastaj një vajzë sërbe e cila studion albanologjinë, shkon në Tiranë për të përmbushur një dëshirë e ku dashurohet me një djal shqiptar.
Nën regji të Eduart Grishaj, ky film sjell deri te publiku mikpritjen e popullit shqiptar si vyrtyt pavarësisht rrethanave, respektivisht luftës.
Sofie Lejka është gruaja e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore e strehoi një komandant jugosllav, e që më vonë ajo e kupton se ky komandant i ka vrarë djalin.
Pas 80 viteve Sofia, mbesa e komandantit jugosllav, shkon në Tiranë për të përmbushur dëshirën e gjyshit të saj për t’i gjetur të afermit e Sofi Lekjes. /Alsat.mk