Mesoni se kush është lojtari më i vjetër në “Katar 2022”

Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri te fillimi i Botërorit “Katar 2022”, në vazhdimiësi mediat raportojnë për rrisit e fundit që lidhen me eventin më të madh sportiv në botën e futbollit.

Së fundit është mësuar se Alfredo Talavera është lojtari më i vjetër i Kupës së Botës e cila do të mbahet në Katër, me 40 vite e 63 ditë në ditën e debutimit të turneut. Portieri meksikan, me 40 paraqitje për kombin e tij, mori pjesë gjithashtu në Kupën e Botës së vitit 2014 dhe 2018, por në asnjë rast nuk doli në fushë. Edhe tani, vendin e titullarit e ka portieri tjetër meksikan Oçoa.

Në terma absolute jemi shumë larg rekordit të mbajtur nga Essam El-Hadari, portieri egjiptian katër vite më parë duke luajtur kundër Arabisë Saudite vendosi rekordin me 45 vite e 161 ditë.

Dino Zof nga ana tjetër, mban rekordin e lojtarit më të vjetër që ka luajtur në një finale, 40 vjet e 133 ditë në sfidën Itali-Gjermani Perëndimore, ku “të kaltërit” fituan Kupën e tretë të Botës./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button