Vidhen monedha ari kelte në një muze në Gjermani

Një sasi e madhe monedhash ari të vjetra që datojnë rreth vitit 100 para Krishtit janë vjedhur nga një muze në Gjermaninë jugore, tha policia lokale.
– Humbja e pasurisë së Keltëve është një fatkeqësi. Si dëshmitarë të historisë sonë, monedhat e arit janë të pazëvendësueshme! Hajdutët treguan energji të pabesueshme kriminale, tha ministri i Shkencës dhe Artit i shtetit gjerman të Bavarisë, Markus Blume.
Autoritetet thanë se monedhat e arit u vodhën nga Muzeu Kelt në Munching, 60 kilometra në veri të Mynihut.
Rreth 483 monedha ari u zbuluan në vitin 1999 gjatë gërmimeve të një vendbanimi të lashtë në zonë dhe konsiderohen si gjetja më e madhe e arit kelt të shekullit të 20-të. Policia u ka kërkuar dëshmitarëve që mund të kenë parë persona të dyshimtë pranë muzeut ose kanë informacione të tjera që mund të çojnë në zbulimin e thesarit, të kontaktojnë autoritetet.
Autoritetet gjermane vlerësojnë disa milionë euro vlerën e monedhave të arit, të cilat peshojnë në total rreth katër kilogramë.
Celtic gold coins worth millions have been stolen from a museum in Germany in a daring heist during which phone and internet services were cut off for the entire town. https://t.co/nqSvJ6abHl
— DW News (@dwnews) November 22, 2022